Lajme

Kosova dhe Austria nënshkruajnë marrëveshje

Ministri i Financave të Republikës së Kosovës Bedri Hamzaj së bashku me përfaqësuesit e UniCredit Bank Austria kan nënshkruar marrëveshjen për marrjen e kredisë në vlerë prej 5,094,246 për të financuar ndërtimin e skemës për furnizimin me ujë të pijshëm në Komunën e Istogut.

Kjo marëveshje e nënshkruar pritet të votohet në Kuvendin e   Republikës së Kosovës.

Nnënshkrimi i kësaj marëveshje Kosovë – Austri bënë që ky  projekt të jetë ndër projektet më të mëdha që do të realizohen në Komunën e Istogut, pasiqë me ndërtimin e kësaj skeme për furnizim me ujë do të zgjidhet çështja e trajtimit të ujit të pijes.
Ky projekt përfshin pjesën lindore të Komunës së Istogut, e cila është e njohur edhe si mbivada, ku janë të përfshira 12 fshatra: Shushicë, Rakosh, Zhakovë, Uçë, Bollopojë, Veriq, Mojstir, Syne, Syriganë, Cerkolez, Kerrninë dhe Padalishtë. Me ketë projekt përfitojnë mbi 1500 familje apo mbi 10 mij anëtar.

Artikuj të ndërlidhur

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Close
Close

Bllokuesi i reklamave është aktiv!

Ju lutem konsideroni të na ndihmoni duke çaktivizuar bllokuesin e reklamave