Sport
Qyteti jonë e shijon derbin lokal
Pas më shumë se 17 vite qyteti i Istogut këtë vikend e shijon derbin lokal, ku do të takohen dy ekipet nga qyteti i Istogut, KF Istogu - KF Onix Banja.
Për herë të fundit në Istog ishte zhvilluar një tjetër derbi lokal në vitin 2001, ndërmjet Istogut dhe Vrellës, këtë ndeshje e pati fituar Istogu me rezultat 6-0. Istogu momentalisht renditet e 8-ta në tabelë me 17 pikë të tubuara, ndërsa Onix renditet e 6-ta në tabelë me 19 pikë të tubuara.
Derbi lokal pritet të jetë një ndeshje mjaft e fortë dhe shumë interesante, por pa harruar korrektësinë që duhet të mbizotërojë në fushë dhe jashtë saj, ashtu siq është tradita në qytetin tonë kur zhvilllohen ndeshjet.