
Pesë vjet kanë kaluar prej qe Michael Schumacher kishte rënë në koma, pas nje lëndimi të rëndë që kishte marrur gjatë skijimit në alpet franceze.
Shtatë herë kampioni i botës në formula 1 është rikuperuar edhe pse familja e tij është shumë e mbyllur me deklarata për të.
Sipas dailyMail, ish piloti i Ferrarit nuk është më i shtrirë në shtrat dhe i janë larguar pajisjet ndihmëse.
Ai po jeton në një villë në brigjet e Gjenevës së bashku me familjen e ngushtë dhe mendohet se kujdesi shëndetësor i kushton rreth 60.000 euro në javë. /IstoguChannel