Lajme

Komisioni i Venedikut jep verdiktin e tij për përballjen “Ahmeti Abrashi”

Rekomandimi i Komisionit të Venedikut për Gjykatën Kushtetuese që në Prishtinë duhet të ketë përsëritje të balotazhit ka bërë që në zyret e LDK-së të ringjalet shpresa për një “fitore të mundshme”.

Burimet e brendshme të LDK-së kanë bërë të ditur se Komisioni i Venecias ka rekomanduar përsëritje të procesit zgjedhor në Kryeqytet, pasi kanë evidentuar disa shkelje.

Në zgjedhjet e fundit të mbajtura në Republiken e  Kosoves kandidati për Kryetar të Prishtinës nga radhet e LDK-së Arban Abrashi, së bashku me ekipin e tij pretendonte që janë bërë shkelje gjatë procesit zgjedhor në balotazh me 19 nentor 2017.

Mirëpo, zëdhënësi i Komunës së Prishtinës, Adonis Tahiri ka mohuar këtë, duke e quajtur edhe presion të LDK-së ndaj Gjykatës Kushtetuese.

Vlenë të theksohet se Komisioni i Venedikut është Komision Europian për Demokraci nëpërmjet ligjit. Organizëm këshillues mbi çështjet kushtetuese. Ky komision ofron ndihmë kushtetuese për shtete të veçanta në lidhje me tema të ndryshme. /IstoguChannel

Artikuj të ndërlidhur

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Close
Close

Bllokuesi i reklamave është aktiv!

Ju lutem konsideroni të na ndihmoni duke çaktivizuar bllokuesin e reklamave