Lajme
Kolona të gjata në Merdare dhe te Dheu i Bardhë

Bashkatëdhetarët të cilët kalojnë në pikën kufitare në Merdarë, saktësisht në pjesën e territorit serb po ju duhet të presin me orë të tëra për shkakë të kolonave të gjata që krijohen në atë pjesë.
Këto kolona të cilat janë të gjata deri në 2 km tashmë janë bërë të zakonshme në pikat kufitare serbe sidomos gjatë kohës së festave, ku një pjesë e bashkëatëdhetarëve dihet që morin rrugen për në Kosovë.
Në faqen e Ministrisë së Punëve të Brendshme, shkruan se për të kaluar në Merdare, duhet të prisni 60-90 minuta. Kurse sipas njoftimeve live të ministrisë, pika e Dheut të Bardhë është ende më e mbingarkuar ku duhet të prisni dy orë ose më shumë. /IstoguChannel