LajmeUncategorized
Vetëaksidentohet 25-vjeçari nga Istogu

Sot rreth orës 11:30 ka ndodhur një aksident me fatalitet, ku si pasojë ka humbur jetën një 25 vjeçarë.
Aksidenti ka ndodhur në fshatin Istog i Poshtëm ku viktima kishte qenë duke e drejtuar automjetin e punës, ku si pasojë e humbjes së kontrollit, është rrotulluar me të dhe ka humbur jetën, këtë e bënë të ditur zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Xhevat Ibraj.
Të gjitha njësitë relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe tani rasti është duke u hetuar. /IstoguChannel