Lajme

Erëra të forta në Istog

Qyteti i Istogut dhe disa fshatra përreth, gjatë orëve të pasdites dhe deri në orët e mbrëmjes ka përjetuar erëra të fuqishme të shoqëruara me shi, të cilat kanë shkaktuar edhe dëme por për fat të mirë dëmet nuk janë të  mëdha deri në këto momente.

Këtyre erërave të forta nuk i ka rezistuar reklama e cila është vendosur në platon e njërave prej mobilerive të qytetit, në rrugën “Dëshmorët Dervishaj”.

Po ashtu në qendër erërat kanë lëvizur edhe disa konteinjer të cilët i kishte vënë në rrugë, kështu duke e përkeqësuar trafikun në këtë pjesë.

Në vendin e ngjarjes nuk kanë dalë asnjë  prej mirëmbajtësëve të qytetit të cilët është dashur  ti largojnë nga rruga këta konteinjer që po i rrezikon qytetarët që kalojnë andej pari. /IstoguChannel

 

Artikuj të ndërlidhur

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Close
Close

Bllokuesi i reklamave është aktiv!

Ju lutem konsideroni të na ndihmoni duke çaktivizuar bllokuesin e reklamave