Lajme

Tetë familje të pastreha në Istog, bëhen me shtëpi

Kryetari i Komunës Haki Rugova ka bërë dorëzimin e çelësave për tetë familjet të cilat kanë qenë përfitues të projektit “Ndërtimi i shtëpive për të pastrehët”. Për këtë Kryetari Rugova tha se: “Ndihet shumë mire, se kushtet në të cilat kanë jetuar këto familje nuk kanë qenë aspak të mira dhe kjo është një mundësi e mirë që këto familje ti kenë kushtet sa do pak më të mira dhe më të lehta për jetesë”.

Sadete Zeqiraj ishte njëra nga përfitueset e këtij projekti të cilës i është ndërtuar shtëpija dhe e cila shprehet që është mjaftë e gëzuar dhe e kënaqur me ndihmën që i’a ka dhënë komuna që ajo të ketë një shtëpi të saj.

Xufe Zogaj është një përfituese tjetër e cila gjithashtu është shumë e gëzuar dhe e kënaqur që komisioni e ka përzgjedh atë për t’ia ndërtuar shtëpinë, dhe falenderon të gjithë ata që i kanë ndihmuar rreth ndërtimit të shtëpisë.

Viti 2018 është viti i gjashtë me radhë që kryetari Rugova ka ndarë buxhet komunal për ndërtimin e shtëpive për familjet në nevojë , në kuadër të këtij projekti kanë ndihmuar edhe donator të ndryshëm për ndërtimin e këtyre shtëpive.

Nga buxheti komunal sivjet janë ndarë 84 mijë euro për ndërtimin e tetë shtëpive, të familjeve të pastreha./IstoguChannel

 

Artikuj të ndërlidhur

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Close
Close

Bllokuesi i reklamave është aktiv!

Ju lutem konsideroni të na ndihmoni duke çaktivizuar bllokuesin e reklamave