Lajme

Drejtori i Emergjencës tregon pë rreziqet e mjeteve piroteknike

Drejtori i Klinikës Emergjente në QKUK, Dr. Basri Lenjani, ka treguar tri rreziqet që mund të sjellin mjetet piroteknike. Ai ka thënë se në natën e festës së Vitit të Ri vitin e kaluar janë trajtuar 14 pacientë nga lëndimet që kanë marr me mjete piroteknike

Përdorimi i mjeteve piroteknike pothuajse për çdo vit ka rënie, të paktën bazuar në shifrat e personave të lënduar që kanë kërkuar ndihmë në Klinikën Emergjente në QKUK.

Në natën e festës së Vitit të Ri në vitin 2014, në këtë klinikë janë pranuar 42 raste me lëndime nga mjetet piroteknike. Një vit më vonë numri i të lënduarve ka rënë në 27 dhe vetëm 19 persona në vitin 2016. Ndërkaq vitin e kaluar janë trajtuar 14 raste me lëndime në festën e Vitit të Ri

Këto statistika janë dhënë nga Drejtori i Klinikës Emergjente, Dr. Basri Lenjani, i cili tutje ka folur edhe për tri rreziqet që iu kanosen personave që përdorin mjete piroteknike. Ndonëse këto mjete janë projektuar që të mos shkaktojnë dëmtime të rënda, Lenjani shpjegon se ato mund të rrezikojnë lëndime në duar, vesh dhe sy.

Mjetet piroteknike  jane mjete shpërthyese, ose një imitim i municioneve shpërthyese si; granatave, bombave, etj), por është projektuar në mënyrë të tillë që të mos te shkatojne  dëmtime te   rënda.

Mjetet piroteknike  Fishekzjarret  ndahen në tri grupe:

Grupi i pare –  mjete piroteknike të cilat paraqesin rrezik shumë të ulët dhe nivelin e zhurmës të papërfillshme dhe të cilat janë të destinuara për përdorim në zonat e mbyllur.

Grupi i dyte dhe trete –  mjete piroteknike të cilat paraqesin rrezik të mesëm  dhe te larte  dhe janë të destinuara për përdorim të jashtë zonave te mbyllur, natyrisht, vlen udhezimet  për mënyrën e perdorimit   dhe masat parandaluese

“Disa substanca kimike që gjenden në fishekzjarre mund të kaloj pa ujë. Por nëse një fishekzjarrë shpërtheu në duart e personit, mund të arrijnë një të djegur të lartë shkallë”, thotë Lenjani.

Ai shton se fishekzjarrët mund të shkaktojnë edhe dëmtim të të dëgjuarit për shkak të zhurmës së lartë që e kanë.

“Fishekzjarri dhe mjetet tjera piroteknike mund te krijojnë tingull me një volum  deri 120 decibela. Zhurma nga mjetet piroteknike nuk mund të pengojë vetëm njerëzit vetë, por edhe kafshët – qentë, macet, e tjera. Në rast se një  fishekzjarr shpërthen pranë veshit ose në  ambiente të mbyllura, ajo mund edhe të shkaktojë humbje të dëgjimit, shpesh në mënyrë të përhershme”, ka deklaruar mjeku.

Pasojat tjera janë edhe vërbimi apo edhe dëmtimi i dorës saqë mund të vijë deri te amputimi i saj.

 

 

.

 

 

Artikuj të ndërlidhur

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Close
Close

Bllokuesi i reklamave është aktiv!

Ju lutem konsideroni të na ndihmoni duke çaktivizuar bllokuesin e reklamave