Lajme
Haga fton një epror të lartë të UÇK-së,
Dyshohet qe eprori ka bere krime kundër popullatës civile
Një nga themeluesit e parë të UCK-së, është ftuar në Hagë në cilësinë e të dyshuarit për krime lufte kundër popullatës civile.
Mahir Hasani, një nga komandantët e UÇK-së, që është marrë më Zbulim kundër Zbulim, dyshohet se është i përfshirë në një rast të vrasjes së civilëve serbë në Zoqishtë të Rahovecit.Hasani, është dekoruar muajin e kaluar me Medalje Presidenciale të 10-vjetorit të Pavarësisë.
Hasani, është konsultuar dhe ka marrë këshilla nga Ministria e Drejtësisë së si do të veprojë para udhëtimit në Hagë. Ka folur edhe për pagesën e një avokati mbrojtës që do ta përfaqësojë gjatë intervistimit si i dyshuar për krime lufte. Tashmë e ka angazhuar njëri prej tyre.
Hasani, vlerësohet se ka pasur rol të madh në Zonën e Pashtrikut. Në ftesën e Prokurorisë shkruan se Hasani, ftohet në cilësi të të dyshuarit për krime lufte.