Showbiz

Era Istrefi do të sjellë së shpejti duet me një këngëtare kosvare në shqip

Këngëtarja shqiptare Era Istrefi, i pati të shumta sukseset në arenën ndërkombëtare gjatë vitit 2018.

Përveçse interpretoi këngën përcjellëse të Kampionatit Botëror, ajo lansoi në treg edhe disa projekte për tregun e huaj, të cilat janë pritur mirë nga publiku.

E pyetur për projektet e reja që presim nga ajo, Era tregoi se do të sjellë së shpejti atë që fansat e presin tash e sa kohë, duetin e parë me motrën e saj, këngëtaren Nora Istrefi.

“Do të sjellë atë që po e presin fansat tash e një kohë. Një këngë shqip me motren time, Norën. Ky do të jetë një ndër projektet e mia të ardhshme në mesin e disa bashkëpunimeve tjera”, ka thënë Era Istrefi.

Kjo këngë do të vizualizohet shumë shpejt edhe me klip, dhe do të jetë gati për tregun vendor të muzikës.Ndërkohë, përveç këtij duet Era parashikon të realizojë edhe shumë këngë tjera, të cilat pritet ta gjejnë suksesin në rrafshin ndërkombëtar.

Artikuj të ndërlidhur

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Close
Close

Bllokuesi i reklamave është aktiv!

Ju lutem konsideroni të na ndihmoni duke çaktivizuar bllokuesin e reklamave