Sport

Salah zgjidhet për herë të dytë lojtari më i mirë afrikan, ja dhe formacioni.

Federata Afrikane e Futbollit (CAF) ka zgjedhur më të mirët për vitin që sapo e lamë pas.

Mohamed Salah i Liverpoolit është kurorëzuar si ‘Lojtari Afrikan i vitit 2018’ pas një 12 muajsh të kaluar në formë sensacionale

Ai me Liverpool-in shkoi në finalen e Ligës së Kampioneve në maj, duke bërë që ta fitojë çmimin që e kishte fituar edhe 12 muaj më parë.

Ngjarja u mbajt në Dakar te Senegalit.

Salah kishte thyer rekorde në fushatë në sezonin 2017/18, duke shënuar 32 gola në Ligë Premier dhe 44 në të gjitha garat. Ai shënoi dy herë edhe në Kupën e Botës.

Salah mundi dy kandidatët tjerë, Sadio Manen dhe Pierre-Emerick Aubameyangun.

Votimin e vendosin drejtorët teknikë dhe trajnerët kryesorë të 56 shoqatave anëtare të CAF.

Salah u përfshi edhe në ekipin më të mirë të ‘Afrikës XI’ për 2018 së bashku me Sadio Manen dhe Naby Keitan.

Aubameyang u përfshi gjithashtu në formacion ku ishin shtatë lojtarë të Ligës Premier.

Riyad Mahrez i Manchester City, Eric Bailly i Manchester United dhe Serge Aurier i Tottenhamit u përfshinë gjithashtu.

Medhi Benatia nga Juventusi, Kalidou Koulibaly i Napolit, Thomas Partey i Atletico Madridit dhe portieri Denis Onyango i Sundowns Mamelodi përfunduan skuadrën më të mirë të vitit.

Artikuj të ndërlidhur

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Close
Close

Bllokuesi i reklamave është aktiv!

Ju lutem konsideroni të na ndihmoni duke çaktivizuar bllokuesin e reklamave