Lajme

Sipas LDK-së nuk ka pasur asnjëhere komision për krimet e luftës.

Bekim Haxhiu, deputet i Partisë Demokratike të Kosovës, duket se e paska gjetur fajtorin se kush e krijoi Gjykatën Speciale.

Në një intervistë në emisionin “DPT Te Fidani”, në T7, Haxhiu, që votoi pro themelimit të Dhomave të Specializuara, tash akuzon Lidhjen Demokratike të Kosovës.

Thotë se iniciatore për krijimin e këtij institucioni të drejtësisë ndërkombëtare është LDK-ja.

U raportua para disa vitesh për këtë komision. Në shkrime thuhej se anëtarë të komisionit ishin Agim Krasniqi, Eqrem Kryeziu, Alush Gashi e Rexhep Gjergji.

Por një prej këtyre emrave e ka mohuar një gjë të tillë. Madje nuk ka qenë në njohuri as për ekzistimin e këtij komisioni.

E akuzat e Haxhiut për LDK-në i ka mohuar edhe nënkryetari i kësaj partie, Agim Veliu. Sipas tij nuk ka pasur asnjë arsye që LDK të merr një komision të tillë.

Gjykata Speciale është themeluar mbi raportin e senatorit zviceran Dick Marty.

 

 

Artikuj të ndërlidhur

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Close
Close

Bllokuesi i reklamave është aktiv!

Ju lutem konsideroni të na ndihmoni duke çaktivizuar bllokuesin e reklamave