Sport
City vazhdon me fitore edhe ndaj Wolves
Manchester City ka fituar me lehtësi me rezultatin 3-0 ndaj Wolverhampton në ndeshjen e vlefshme për javën e 22-të të Ligës Premier.

Skuadra e City-t e drejtuar nga Pep Guardiola ka marr edhe fitoren e tretë me radhë në kampionat, pasi si vendas ka mposhtur Wolves dhe i është ofruar vendit të parë në tabelë Liverpoolit në vetëm katër pikë.
Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me dominim të v endasëve, të cilët përveç rasteve të shumta arritën të shënojnë edhe dy gola.
Goli i parë i ndeshjes erdhi pas vetëm dhjetë minutave lojë dhe ishte Gabriel Jesus, i cili shënoi për 1-0 pas asistimit të Leroy Sane.
Pas këtij goli, lojtari i Wolves, Willy Boly mori kartonë të kuq në minutën e 19-të të ndeshjes pas një ndërhyrje të ashper ndaj lojtarit të Cityt “Bernardo Silva” dhe gjithçka u bë më e lehtë në vazhdim për ekipin e Guardiolas.
Në minutën e 39-të City gjeti edhe golin e dytë përsëri me brazilianin Jesus, i cili shënoi nga pika e bardhë për 2-0.
Në pjesën e dytë, City vazhdoi të dominojë përsëri dhe të rrezikojë vazhdimisht, teksa gjeti edhe një gol për të vulosur rezultatin përfundimtar.
Ishte minuta e 78-të kur Conor Coady devijoi gabimisht topin në portën e tij duke shënuar për 3-0 dhe duke vulosur fitoren e Cityt.
Pas kësaj fitore, City ka 53 pikë në vendin e dytë, ndërsa Wolves renditet në vendin e 11-të me 29 pikë.