Lajme

Pamje të tmerrshme në Pejë, mish i prishur, pesha 1090 kilogramë

as një informate të pranuar se personat e dyshuar M. B., R. Sh. dhe S. Sh. kishin bërë shitblerje të një kafshe (lopë) të ngordhur dhe të njëjtën e kanë bërë gati për treg, Njësiti i Hetimeve i SP Pejë fillimisht e ka marrë njërin nga të dyshuarit që pretendohej që kishte therur dhe kishte transportuar kafshën me targa vendore deri tek shtëpia e personit tjetër të dyshuar, të cilin nuk e ka hasur në shtëpi.

Njësitet policore kanë shkuar tek shtëpia e të dyshuarit dhe prapa shtëpisë është vërejtur se në dy objekte kishte mish të kafshëve të therura por në gjendje shumë të keqe pa mirëmbajtje dhe pa prejardhje.

 

Policia bën të ditur se në vendngjarje janë gjetur nëntë frigoriferë të mëdhenj të mbushur me mish të prishur të llojllojshëm, të gjithë pa mirëmbajtje dhe po ashtu në gjendje të rëndë sanitare dhe me kundërmim të rëndë, transmeton Indeksonline.

 

Në vendngjarje me kërkesë të Policisë dhe me urdhër të prokurorit të shtetit kanë dalë edhe inspektorët e veterinarisë, të cilët bazuar në gjendjen faktike kanë vendosur që e gjithë sasia e mishit të shkatërrohet.

Sasia e përgjithshme e mishit që është gjetur ishte 1089 kg.

Me urdhër të prokurorit të shtetit, ndaj tre të dyshuarve është shqiptuar masa e ndalimit policor.

Artikuj të ndërlidhur

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Close
Close

Bllokuesi i reklamave është aktiv!

Ju lutem konsideroni të na ndihmoni duke çaktivizuar bllokuesin e reklamave