Sport

Federer nuk ndalet, Sharapova eliminon kampionen

Tenisti zviceran Roger Federer marshon në raundin e katërt të grand slam të Australian Open, pas fitores 3-0 (6-2, 7-5, 6-2) ndaj amerikanit Taylor Fritz, ndeshje e dominuar dhe fituar pa shumë probleme nga numri 3 në botë. Vetëm seti i dytë dhuroi disi rivalitet, por shpejt zvicerani tregoi se është më superior në fushë se rivali amerikan dhe falë përvojës e një loje agresive në shërbim avancon më tej.

Në raundin e katërt të grand slam që po zhvillohet në Melburn avancon edhe tenisti çek Tomas Berdych, që mundi 3-1 (5-7, 6-3, 7-5, 6-4) me përmbysje argjentinasin Diego Schwartzman. Nuk zhgënjen as tenisti grek Stefons Tsitsipas, që mundi 3-1 gjoergjianin Nikoloz Basilashvili, ndërsa bullgari Grigor Dimitrov, numri 8 në botë, eliminoi italianin Thomas Fabbiano, pas fitores 3-0.

Maria Sharapova mposhti Caroline Wozniacki 2-1 në sete dhe avancon në raundin e katërt. Dy teniste që nuk e pëlqejnë shumë njëra-tjetrën, megjithatë në fushë dominoi e fitoi me meritë tenistja ruse (6-4, 4-6, 6-3 rezultati i seteve). Më tej avancon edhe tenistja amerikane Sloane Stephens, që mundi 2-0 (7-6, 7-6) kroaten Metra Martic.

Artikuj të ndërlidhur

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Close
Close

Bllokuesi i reklamave është aktiv!

Ju lutem konsideroni të na ndihmoni duke çaktivizuar bllokuesin e reklamave