Sport

Klubet e Premierligës fitojnë dhe shpenzojmë më së shumti para, e thotë UEFA.

Organi qeverisës i futbollit evropian, UEFA, e ka publikuar raportin financiar dhe sipas këtij raporti, klubet nga Premierliga janë shpenzuesit më të mëdhenj në futboll. Mirëpo, këto para të shpenzuara kompensohen pasi që këto klube edhe përfitojnë më së shumti para.

Ky është viti i dhjetë radhazi që UEFA e publikon një raport të tillë, ku monitorohet gjenda financiare e klubeve nga 55 vendet anëtare të këtij organi. Ky organ shfaq se klubet më të mëdha të Anglisë kanë më së shumti përfitime dhe shpenzojnë më së shumti para për paga.

Në vitin 2017, klubet nga Premierliga së bashku përfitonin 5.3 miliardë euro në vit, pothuajse dyfishin e La Ligës, me 2.8 miliardë euro, dhe Bundesligës, me 2.7 miliardë. Ndërsa, klubet nga Serie A i përfitonin 2.1 miliardë euro dhe klubet e Ligue 1.5 miliardë.

Manchester Unitedi e kryeson listën e klubeve me përfitimet më të mëdha, me 674 milionë euro të fituara brenda një viti kalendarik. Pas “Djajve të kuq” radhitet Real Madridi, me vetëm rreth 1 milion euro më pak të fituara.

Janë gjithsej 13 klube nga Premierliga në listën prej Top 30 klubet me përfitimet më të mëdha. Kjo gjë vjen si rrjedhojë e përfitimeve të mëdha që kanë klubet angleze nga shitja e të drejtave televizive, prej nga vijnë rreth 54 për qind të përfitimeve.

Manchester City e ka skuadrën më të shtrenjtë në histori të futbollit dhe janë shpenzuesit më të mëdhenj në futbollin evropian. Skuadra e Pep Guardiolës kushtoi 798 milionë euro për t’u formuar, duke e lënë Manchester Unitedin në pozitën e tretë dhe Chelsean në të katërtën.

Artikuj të ndërlidhur

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Close
Close

Bllokuesi i reklamave është aktiv!

Ju lutem konsideroni të na ndihmoni duke çaktivizuar bllokuesin e reklamave