Sport

Zyrtare: Robertson te Liverpooli deri në vitin 2024

Mbrojtesi i majtë Andy Robertson e vazhdon kontraten me Liverpoolin

24-vjeçari, i cili u bashkua Liverpool-it para 18 muajsh nga Hull City, vazhdoi kontraten me klubin me një rritje të ndjeshme page.

Robertson e ka fituar vendin në formacion si mbrojtësi i majtë te Jurgen Klopp ku ka zhvilluar 56 ndeshje në të gjitha garat dhe ka shënuar një gol.

Ai e ndihmoi Liverpoolin të arrinte në sezonin e fundit në finalen e Ligës së Kampionëve, ndërsa tani janë lider në Ligën Premier.

Andy Robertson: “Ishte e qartë per mua, sapo mu vendos kontrata ne tavoline, e nenshkrova. Kaq thjeshte.”

“Ishte një kontratë mjaft e lehtë për mua dhe jam i sigurt edhe për klubin. Dy palët u pajtuam shumë shpejt, prandaj është mbyllur shpejt”.

“Njohja me djemtë këtu dhe puna me të gjithë stafin në Melwood ka qenë një kënaqësi”.

“Jam i lumtur që e kam zgjatur qëndrimin tim”, deklaroi lojtari pas vazhdimit të kontratës.

Artikuj të ndërlidhur

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Close
Close

Bllokuesi i reklamave është aktiv!

Ju lutem konsideroni të na ndihmoni duke çaktivizuar bllokuesin e reklamave