Lajme
Gani Dreshaj: Kemi Haradinajn, këtë fenomen duhet luftuar.
Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Gani Dreshaj ka thënë se Ramush Haradinaj është kryeministri që po garanton të ardhmen për këtë popull. Deputeti nga Istogu ka thënë se ishte i bindur që vetëm Ramush Haradinaj mund t’i dal zot këtij populli.

Por, biznesmeni i njohur ka thënë se kryeminsitri me qeverinë e tij duhet ta luftojë më shumë një fenomen që sipas tij është i dëmshëm për shoqërinë.
Por, sygjerimi im është që Qeveria duhet të bëjë luftë të pakompromis ndaj lojërave të fatit.
Jam i bindur se çdo fenomen negativ fillon nga lojërat e fatit të cilat për fat të keq janë në numër të madh në Kosovë. Mendoj se duhet të krijohet një ligj i ngjashëm me atë në Shqipëri, që do të pasonte me eliminimin e lojërave të fatit. Degradimi i rinisë tonë është i lidhur ngusht me këtë fenomen” ka thënë Dreshaj.
Deputeti i AAK-së ka përmendur edhe grevat në arsim dhe shëndetësi të cilat i quan politike.
“Nuk mendoj që mbyllja e institucioneve arsimore e shëndetësore është zgjidhje. Ndoshta dy sektoret mund të kenë disa të drejta, por asesi t’i vihet dryri institucioneve, nxënësit të qëndrojnë në shtëpi, e pacientët të vërdallen në korridore. Mbase grevat mund të kenë karakter politik dhe dikush të qëndrojë prapa tyre. E lus të parin e SBASHK që të ulet e të bisedojë me të gjitha instancat për të gjetur një kompromis. Fëmijët nuk e meritojnë të qëndrojnë në shtëpi” ka thënë Dreshaj.