Lajme

Nese nuk ndërpritet greva, do të kërkoj mësimdhënës vullnetar: thotë Agim Bahtiri.

Kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri u ka bërë thirrje mësimdhënësve që ta rishikojnë kërkesën për rritje të pagave, dhe të fillojnë punën nga e hëna.

Në të kundërtën, Bahtiri ka paralajmëruar se do të kërkojë staf vullnetar që të mbajnë mësimin në shkolla.

 

“I ftoj mësimdhënësit që ta rishikojnë formën e kërkesës së tyre për rritje të pagave, në mënyrë që t’i japin fund grevës dhe t’ia fillojnë punës që nga e hëna. Nëse greva nuk ndërprehet dhe nxënësit vazhdojnë të humbasin orët mësimore, Komuna e Mitrovicës do të kërkoj staf mësimor vullnetar për ta mbajtur mësimin në shkolla. Të gjithë jemi dëshmitar se edhe gjatë kohës së okupimit dhe masave të dhunshme nga pushtuesi serb shkollat kanë punuar, prandaj mësimi duhet të vazhdoj” është shprehur Bahtiri.

 

Artikuj të ndërlidhur

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Close
Close

Bllokuesi i reklamave është aktiv!

Ju lutem konsideroni të na ndihmoni duke çaktivizuar bllokuesin e reklamave