Lajme

Serbia ndaloi dy ushtarë të FSK-së, Haradinaj kërkon lirimin e menjëhershëm të tyre

Në vendkalimin kufitar shtetëror në Jarinjë, nga autoritetet serbe janë ndaluar Alen dhe Anel Ujkanoviq.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, përmes një publikimi në Facebook ka thënë se ndalimi i pjesëtarëve serb të Forcës së Sigurisë së Kosovës nga autoritetet serbe është i papranueshëm.

Haradinaj ka kërkuar lirimin e menjëhershëm të tyre, ndonëse ka shtuar se raste te tilla kujtojnë kohën e regjimit të Millosheviqit.

“Në vazhdën e presioneve dhe persekutimeve çnjerëzore ndaj pjesëtarëve serb të FSK-së, sot në vendkalimin kufitar shtetëror në Jarinjë, nga autoritetet serbe janë ndaluar Alen dhe Anel Ujkanoviç. Ndalimi i tyre është tërësisht i papranueshëm dhe kërkojmë lirimin e menjëhershëm të tyre. Rastet si ky, popullit të Kosovës i kujtojnë kohën dhe regjimin e Millosheviçit, i cili si duket ende jeton tek fqinji ynë Verior”, ka shkruar Haradinaj.

Artikuj të ndërlidhur

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Close
Close

Bllokuesi i reklamave është aktiv!

Ju lutem konsideroni të na ndihmoni duke çaktivizuar bllokuesin e reklamave