Sport
Joachim Low, trajner i Real Madridit

Real Madrid është i zhgënjyer edhe me Santiago Solarin, pas shkarkimit të Julen Lopeteguit vitin e kaluar.
Skuadra spanjolle po e kërkon një trajner të ri, ndërsa Joachim Low shihet si favoriti për ta drejtuar ekipin madrilen.
Trajneri do të largohet nga kombëtarja e Gjermanisë, për ta marrë drejtimin e skuadrës së Real Madridit.
Madrilenët janë të gatshëm t’i ofrojnë tri vite kontratë Joachim Lowit, vetëm që ta marrë drejtimin e skuadrës me të përfunduar ky sezon.