Sport

Leo Messi thyen rekordin e shekullit si rezervist

Barcelona mposhti Leganesin me rezultat 3-1 në ndeshjen e xhiros së 20-të të La Ligas.

Golin e tretë në këtë ndeshje e shënoi Leo Messi në minutën 90+2, i cili ishte inkuadruar në lojë në pjesën e dytë përkatësisht në minutën e 64.

Me këtë rast argjentinasi bëhet “rezervisti” që ka shënuar më së shumti gola që nga viti 2000.

Ai ka shënuar plot 22 gola kur është inkuadruar nga banka rezervë.

Messi edhe një herë po tregon se është futbollist shumë i rëndësishëm i klubit edhe tani kur i ka mbushur 31 vjeç.

Golat për skuadrën katalunase i shënuan Ousmane Dembele (32′), Luis Suarez (71′) dhe Lionel Messi (90+2′). Ndërsa për skuadrën mysafire golin e vetëm e shënoi Martin Braithwaite (57′).

Lojtari i ndeshjes ishte Dembele, i cili u vlersua me notën 9.1, përveç golit arriti të bëjë një paraqitje fantastike, por që në minutën e 69-të u detyrua të lë fushën për shkak të lëndimit.

Artikuj të ndërlidhur

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Close
Close

Bllokuesi i reklamave është aktiv!

Ju lutem konsideroni të na ndihmoni duke çaktivizuar bllokuesin e reklamave