Sport
Tjetër fitore e City-t,Tottenham me veshtërsi ndaj Fulham-it

Manchester City i Guardioles regjistron edhe një tjetër fitore dhe ruan hapin për titull,ku në pozitën e parë gjindet Liverpool me 60 pikë ndersa Qytetarët në pozitën e dytë me 4 pikë më pak.
Golat për City-n i shënuan, Danilo në minuten e 18,Sterling në minuten e 54 dhe Sane në të 56 minutë.
Ndërsa Tottenham ka arritur me veshtërsi ta mund ekipin e Fulham-it duke shënuar golë në minuten e fundit.
Në pjesën e parë ishin Fulham ata të cilët shënuan të parët me një autogol të Fernando Llorentes në minuten e 17, ku me këtë rezultat përfundoj edhe pjesa e parë.
Me të filluar pjesa e dytë, djelmoshat e Pochettinos gjejnë golin me anë të Dele Alli.
Kur mendohej që ndeshja do përfundonte me barazim në skenë doli Winks ku në minuten e 90+3 shënoj për rezultatin 1-2.
Me këtë fitore Tottenham ruan poziten e 3-të me 51 pikë të tubuara.