Uncategorized
Rritje e vlerës marramendëse të Shaqirit pas transferimit te Liverpool

Sipas të dhënave të CIES duket se transferët e Liverpool kanë funksionuar mirë, pasi që të gjithëve i është rritur vlera, sidomos Xherdan Shaqirit.
CIES sot ka publikuar një listë me top 20 transferët e verës në terma se sa i është rritur vlera atyre në krahasim me shumën që i është paguar.
Alisson, Fabinho dhe Shaqiri të gjithë janë në këtë listë.
Shaqiri e gjen vetën në vendin e tretë pas Rodri Hernandezit te Atletico Madridit dhe Lucas Torreiras së Arsenalit.
Shaqiri nënshkroi për 14.7 milionë euro dhe tani raportohet se vlera e tij është 55 milionë euro-një rritje prej 40.3 milionë.