Lajme
Rreth 200 minatorë kanë mbetur të bllokuar në minierën e Trepçës
Dyshohet që rreth 200 minatorë janë të bllokuar, si pasojë e zjarrit.

Trostacioni kryesor, i cili është në kuadër të Trepçës- Mitrovicë, është përfshirë nga flakët, duke lënë kështu një pjesë të qyteti pa energji elektrike.
Një dëshmitar, në kushte anonimiteti ka thënë për Indeksonline se pas djegies së Trafostacionit 110/35/6.3kV, rreth 200 minatorë kanë mbetur të bllokuar në minierë.
Ndryshe, sipas tij, si pasojë e kësaj, disa ditë një pjesë e Mitrovicës do te jetë pa energji elektrike.