Lajme

Bardhyl Meta: E quan agresiv dhe të dhunshëm, reagimin e deputetit të AAK-së

Zyrtari i LDK-së, Bardhyl Meta, ka kërkuar nga kryesia e AAK-së, duke u nisur nga kryeministri Ramush Haradinaj, që t’i kërkojë falje kreut të LDK-së, Isa Mustafës, për gjuhën e përdorur nga deputeti Bekë Berisha.

Meta thotë se AAK-ja duhet të distancohet nga gjuha e pashembullt, e pakulturë dhe ofenduese të deputetit Berisha në emisionin “Dpt te Fidani”, në Televizionin 7, e ka përdorur ndaj Mustafës.

Berisha ka thënë në emisionin “DPT Te Fidani”, në televizionin T7, se “Isa Mustafa është një xhenaze vertikale politike”.

Shkrimi i plotë i Metës:

Kryesia e AAK, z. Haradinaj si dhe GP i AAK-ës, do të duhej t‘kërkojnë falje publike Kryetarit të LDK-ës, z.Isa Mustafa, dhe t’gjykojnë rreptë aktin e shëmtuar dhe gjuhën e përdalë, të Deputetit B.Berisha!

Është shumë e rëndësishme që çdo njeri, absolutisht çdo njeri (qoftë edhe fëmijë, adoleshent dhe i pjekur), dhe veçanërisht e rëndësishme, për të tillë që marrin pjesë në jetën publike e politike – ta zamë si puna e këtij Deputetit të Kuvendit të Kosovës nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Bekë Berisha, i cili në emisionin “DPT te Fidani në T7” – fliste për kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa – me një gjuhë të pashembullt, e cila, shpërfaqi gjithë injorancën, pakulturën dhe prirjet e tij për ofendime e denigrim, me një gjuhë të përdalë, e një qasje agresivite e të dhunshme.

– Dhuna, si fenomen, fillon gjithherë verbalishtë, e përfundon fizikisht dhe tragjikisht…!

Kryesia e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, sikurse edhe Grupi i tyre Parlamentar, përfshirë edhe Kryeministrin Haradinaj – nga këndvështrimi im – do t’duhej t’i kërkojnë menjëherë falje publike, Kryetarit të LDK-ës, sikur që duhet gjithashtu, t’a gjykojnë rreptë dhe publikisht, këtë shpërfaqje të pashembullt të pakulturës elementare politike, njerëzore e të komunikimit publik.

Pas parasysh, kodet etike që aplikohen në shumë media gjetiu në botë – mendojë se edhe Fidan Jupolli (për të cilin kam shumë respekt, profesional e njerëzor) – ka pas gjithë arsyet profesionale, etike e njerëzore, që mysafiren e përdalë, që s’kishte respekt për asnjë kod e kanun etik e moral, t’a ftonte që të largohej menjëherë nga Studio..

Artikuj të ndërlidhur

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Close
Close

Bllokuesi i reklamave është aktiv!

Ju lutem konsideroni të na ndihmoni duke çaktivizuar bllokuesin e reklamave