Lajme

Njësia Speciale në operacion bastisjesh në Prishtinë

Njësitë policore, përfshirë edhe Njësinë Speciale, janë duke e zhvilluar një aksion të bastisjes në rrugën “Eqrem Çabej” në Prishtinë.

Aksionin e ka konfirmuar për Telegrafin zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, i cili ka thënë se është duke u zhvilluar një aksion për identifikimin e personave të dyshuar të përfshirë në veprime të kundërligjshme.

“Policia e Kosovës, respektivisht Drejtoria rajonale e Policisë në Prishtinë, e mbështetur edhe nga njësitë tjera relevante policore, në këto qaste është në proces të realizimit të një operacioni policor, për identifikimin e personave të dyshuar, të përfshirë në veprime të kundërligjshme. Për detaje dhe informacione të tjera do t’ju informojmë pas përfundimit të operacionit”, ka theksuar Hoxha.

Sipas drejtorit rajonal të Policisë, Rexhep Sijarina, operacioni është ndërmarrë me urdhër të Gjykatës.

Operacioni ka të bëjë me dyshimet për përdorim të narkotikëve, shitblerje të narkotikëve dhe kërkim të personave të dyshuar në kërkim

Artikuj të ndërlidhur

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Close
Close

Bllokuesi i reklamave është aktiv!

Ju lutem konsideroni të na ndihmoni duke çaktivizuar bllokuesin e reklamave