Sport

Real Madrid në pozitën e parë për përfitime,i zë vendin Manchester United

Rezultatet e dobëta të Manchester Unitedit, gjatë kohës sa ishte trajner Jose Mourinho, kanë bërë që Real Madridi ta zë vendin e parë si klubi që fiton më së shumti para në Evropë. Gjatë vjetëve të fundit, këtë pozitë e kishin mbajtur vazhdimisht “Djajtë e kuq”.

Për më tepër, Manchester Unitedin tani e ka kaluar edhe Barcelona, që radhitet në pozitën e dytë. “Djajve të kuq” u është afruar edhe rivali i qytetit, Manchester Cityt, i cili megjithatë mbetet në pozitën e katërt.

Përfitimet e Manchester Unitedit u ngritën pasi që klubi u kthye sezonin e kaluar në Ligën e Kampionëve. Mirëpo, kjo rritje ishte vetëm për dy për qind, më e vogël se klubet e tjera në Top 5 të kësaj renditje.

Klubi anglez fitoi më pak para nga ndeshjet dhe reklamat për shkak të rezultateve të dobëta që morën gjatë kohës sa ishte Mourinho në pozitën e trajnerit.

Gjithashtu, përkundër që u kthyen në Ligën e Kampionëve, ata u eliminuan menjëherë në fazën e 1/8 të finales dhe përfituan përafërsisht të njëjtën shumë sa sezonin paraprak, kur e kishin fituar Evropa Ligën.

 

Artikuj të ndërlidhur

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Close
Close

Bllokuesi i reklamave është aktiv!

Ju lutem konsideroni të na ndihmoni duke çaktivizuar bllokuesin e reklamave