Lajme

Nexhat Daci ngushëllohet për vdekjen e djalit në Brezovicë nga Kryeministri Haradinaj

Ramush Haradinaj e ka ngushëlluar Nexhat Dacin për vdekjen e djalit të tij, Arianit. Shefi i Qeverisë ka ngushëlluar familjen Daci dhe miqtë e tij.

“I tronditur nga fatkeqësia në Brezovicë, ku humbi jetën Arian Daci, zëvendësministër i diasporës, kurse mbeti i lëndur Ardian Bakalli. Ngushëllimet më të sinqerta mikut tim, Akademik Nexhat Dacit, familjes së ngushtë të Arianit si dhe miqve e kolegëve të tij”, ka shkruar Haradinaj.

Policia e Kosovës ka konfirmuar se djali i Dacit, Ariani ka humbur jetën nga orteku në Brezovicë. Ndërsa, personi tjetër ka shpëtuar.

“Mund të konfirmoj se nga orteku i borës një person ka vdekur, mjekët e kanë konstatuar vdekjen e tij. Bëhet fjalë për personin me inicialet A.D. Personi tjetër ka shpëtuar”, tha policia

Edhe zyrtarë të Qeverisë së Kosovës kanë konfirmuar për vdekjen e Arian Dacit në Brezovicë për shkak të një orteku bore.

Arian Daci ishte emëruar Zëvendësministër në Qeverinë e Kosovës.

Ilir Morina, drejtori i Agjencisë për Mbrojtje të Mjedisit në Kosovë, ka thënë se nga orteku që ndodhi në Brezovicë, një person ka vdekur.

Artikuj të ndërlidhur

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Close
Close

Bllokuesi i reklamave është aktiv!

Ju lutem konsideroni të na ndihmoni duke çaktivizuar bllokuesin e reklamave