Sport

Mourinho dhe Wenger së bashku te skuadra Franceze

PSG është kthyer në dekadën e fundit në një prej klubeve që ka prishur rregullat e merkatos së futbollit europian, me miliona të investuar kudo dhe kurdo, e duke finalizuar transferime të çmendura.

Skuadra franceze që kërkon Ligën e Kampioneve, tani po mendon të bashkojë dy trajnerë të njohur në gjirin e saj.

Ata që pak kohë më parë ishin dy rivalë në tapetet e Premier Ligës, Jose Mourinho dhe Arsen Wenger mund ta shohin veten duke nisur nga kjo verë, në të njëjtin klub.

Presidentit i PSG-së, Nasser Al Khelaifi mendon të afrojë dy trajnerët e njohur te skuadra e tij, gjithmonë nëse parizienët nuk do të triumfojnë në ligën e kampioneve me Thomas Tuchel në stol.

Triumfi në Evropë është kushti i vetëm që Tuchel të qëndrojë te skuadra transalpine në fund të këtij sezoni, në të kundërt do të largohet. Në vendin e tij do të vinte trajneri portugez Jose Mourinho, aktualisht pa ekip pas shkarkimit nga Manchester United. Ndërkohë Wenger që drejtoi Arsenalin për 22 vjet.

Do t’i bashkohet parizienëve në postin e drejtorit sportiv, një binom në të ardhmen virtuale të sheikut të skuadrës franceze, që ka dhënë prova se mund ta realizojë.

Artikuj të ndërlidhur

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Gjithashtu shikoni

Close
Close
Close

Bllokuesi i reklamave është aktiv!

Ju lutem konsideroni të na ndihmoni duke çaktivizuar bllokuesin e reklamave