Sport

Lëshon pikë United ndersa City pëson humbje

Ekipet nga Manchesteri, United dhe City nuk arritën të fitojnë sonte në gjiron e 24 ne Premier Ligen Angleze.

United pas gjashtë fitoreve rresht në ligë prej se qe erdhi ne krye të tyre trajneri Solskjaer, më në fund janë ndalur nga skuadra e Burnley.

Manchester United ishte në disavantazh prej dy golave, por me një penallti të shënuar nga Pogba (87) dhe një gol nga mbrojtësi Lindelof (90+2) bënë që rezultati të barazohet në 2 me 2,ku me këtë rezultat edhe u përmbyll takimi.

Ndersa Citizëns janë ndalur nga ekipi i Newcastles, ku pësuan humbje me rezultatin 2-1.

Ishin vet djelmoshat e Guardioles të cilët kaluan të parët në avantazh me golin e shënuar nga Aguero qysh në minuten e parë.

Në pjesën e dytë ishin skuadra vendase ajo qe beri një rikthim me golat e shënuar nga Rondon (66) dhe Ritchie (80).

Me këtë rezultat përfundoj edhe takimi.

Pas gjiros së 24 United gjindet në poziten e  6 me 45 pikë ndersa City në poziten e 2 me 56 pikë, 4 më pakë se Liverpool në poziten e parë që kanë një takim më pak, të cilin e zhvillojnë neser mbrëma kunder Leicesterit.

Artikuj të ndërlidhur

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Close
Close

Bllokuesi i reklamave është aktiv!

Ju lutem konsideroni të na ndihmoni duke çaktivizuar bllokuesin e reklamave