Sport

Rakitic te Chelsea në afatin kalimtar të verës

Raportohet se Chelsea është duke bërë gati të lëshojë një ofertë drejt Ivan Rakiticit të Barcelonës.

Por, sipas Sport, oferta e Bluve për yllin korat do të ndodhë gjatë afatit kalimtar të verës dhe jo tani gjatë janarit.

Klubi londinez është duke e monitoruar me kujdes situatën te klubi nga Camp Nou pas nënshkrimit të Frenkie De Jong nga Ajaxi, ku lojtari do t’i bashkohet ekipit gjatë verës.

Raktic shikohet si lojtari ideal për skemat e Maurizio Sarrit pasi ish-ylli i Sevillas është në nivel si në aspektin mbrojtës ashtu edhe atë sulmues.

Ardhja e një mesfushori në Stamford Bridge është e nevojshme pas largimit të Cesc Fabregas drejt Monacos.

Në 1632 minuta lojë këtë sezon (18 ndeshje titullar, dy si zëvendësim) në La Liga lojtari ka shënuar dy gola dhe ka dhuruar një asistim.

Rakitic e filloi karrierën te Baseli, pastaj vazhdoi te Schalke dhe Sevilla, ndërsa në vitin 2014 iu bashkua Barçës.

Artikuj të ndërlidhur

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Close
Close

Bllokuesi i reklamave është aktiv!

Ju lutem konsideroni të na ndihmoni duke çaktivizuar bllokuesin e reklamave