Sport
PSG kërkon një zëvendësues për Neymarin e lënduar
Klubi francez dëshiron ta mbulojë zbrazëtirën e lënë nga Neymar që është lënduar pak ditë më parë

Lëndimi i Neymarit ka shqetësuar shumë PSG dhe drejtuesit kanë vendosur të kërkojnë një zëvendësues për të. Braziliani do të qëndrojë rreth tre muaj jashtë dhe ai mund të zëvendësohet nga një tjetër brazilian.
Siç raporton “Sky Sport News”, PSG ka nisur sulmin për Willian të Chelseat.
30-vjeçarit i përfundon kontrata me Blutë në verën e vitit 2020 dhe deri më tani te klubi anglez nuk e kanë menduar shitjen e tij.
PSG po insiston për lojtarin, ndërsa një ofertë zyrtare mund të bëjë Chelsean të ndryshojë mendim. Willian luan në krahët e sulmit dhe është pjesë ekipit nga Londra që nga viti 2013.