Sport

Spanja si la KHF Istogut të përdornin simbolet e Kosovës në lojë, por ja se çfarë bënë vashat kosovare pas ndeshjes në Malaga!

Pasi që Spanja nuk e lejoi ekipin e vajzave të Istogut të luajë me simbole shtetërore në Malaga, në ndeshjet e Challenge Cup, ato reaguan duke e bërë shqiponjën me duar.

Pas përfundimit të ndeshjes së zhvilluar në kuadër të Challenge Cup, në të cilën Istogu pësoi disfatë me rezultat 40:9, hendbollistet kosovare e publikuan një fotografi duke e bërë shqiponjën me duar.

Vajzat e Istogut udhëtuan sot në Malaga të Spanjës dhe menjëherë u përballen me probleme pasi që autoritet spanjolle nuk dëshironin t’i lejonin simbolet shtetërore të Kosovës në ndeshjen që u zhvillua sot në orën 18:30.

Plani i Spanjës funksionoi deri në një pikë, pasi që Istogu u detyrua të luajë pa simbole shtetërore. Mirëpo, plani i tyre nuk shkoi në mënyrë të përsosur, pasi që ata u detyruan t’i largojnë nga stadiumi edhe flamujt e Spanjës.

Në fund, Malaga e fitoi ndeshjen me rezultat 40:9. Pas pjesës së parë, rezultati ishte 17:4 për spanjollet. Ndeshja e dytë luhet menjëherë të dielën (sot) nga ora 11:00 në Alhaurin de la Torre, në afërsi të Malagas.

KHF Istogu në rrethin e tretë të Kupës Sfiduese e ka eliminuar skuadrën italiane Cassano Magnago, ndaj të cilës i fitoi dy ndeshje në Pejë.

Kjo nuk është hera e parë që sportistë kosovarë hasin në probleme të tilla në Spanjë, pasi që edhe në botërorin e fundit të Karatesë, Spanja ua kishte ndaluar përfaqësuesve të Kosovës të përdornin simbole shtetërore.

Për këto probleme, Spanja ka pasur vazhdimisht presion nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar, që i kishte kërcënuar autoritetet spanjolle se nëse probleme të tilla vazhdojnë të ndodhin, atëherë atyre mund t’u ndalohet organizimi i garave ndërkombëtare.

 

Artikuj të ndërlidhur

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Close
Close

Bllokuesi i reklamave është aktiv!

Ju lutem konsideroni të na ndihmoni duke çaktivizuar bllokuesin e reklamave