Sport

Gjendet aeroplani i futbollistit të zhdukur

Është gjetur aeroplani i futbollistit të zhdukur të Premier League, Emiliano Sala.

Kështu janë duke raportuar të gjitha mediat botërore, ne veçanti Sky dhe BBC, sipas të cilave, tashmë janë informuar edhe familjarët e lojtarit.

Një bark kërkimi ka gjetur mbetjet e aeroplanit në shtratin e detit të Ishujve të Kanalit, por nuk është raportuar për gjetjen e trupave të lojtarit e pilotit.

Avion i Piper Malibu u zhduk nga radarët afër Ishujve “Channel” më 21 janar.

Të dy, piloti David Ibbotson dhe futbollist argjentinas mungojnë që atë ditë dhe besohet të jenë të vdekur.

Sala sapo kishte përfunduar një transferim prej 15 milionë funtesh te Cardiff City nga klubi francez Nantes.

 

Artikuj të ndërlidhur

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Close
Close

Bllokuesi i reklamave është aktiv!

Ju lutem konsideroni të na ndihmoni duke çaktivizuar bllokuesin e reklamave