Sport

Rashica dhe Bremeni në çerekfinale të Kupës, pasi që eliminuan Dortmundin

Milot Rashica i ka ndihmuar Werder Bremenit të kalojë në çerekfinale të Kupës së Gjermanisë, duke e mposhtur Borussia Dortmundit pas ekzekutimit të penalltive të martën në Signal Iguna Park në një ndeshje tejet dramatike.

Skuadra e Florian Kohfeldt luftoi për ta barazuar rezultatin dy herë në 15 minutat e fundit të kohës shtesë, pasi koha e rregullt kishte mbaruar baras 1-1, dhe siguroi penalltitë, në të cilat u tregua njëqind për qind e saktë.

Anësori i Kosovës Milot Rashica hapi serinë e golave duke e devijuar një top në portë pas një harkimi nga Max Kruse pas vetëm katër minutave lojë.

Vendasit reaguan duke e barazuar rezultatin në 1-1 përmes Marco Reus në minutën e fundit të pjesës së parë. Gjermani realizoi një gol spektakolar nga gjuajtja e lirë.

Kohfeldt e zëvendësoi Rashicën në minutën e 66-të, duke e futur në lojë Martin Harnikun. Koha e rregullt prej 90 minutave u mbyll pa fitues.

Ndeshja kaloi në vazhdime dy herë nga 15 minuta.

Këtu edhe u zhvillua një dramë e vërtetë gjatë të cilës u shënuan plot katër gola.

Christian Pulisic e përmbysi Bremenin duke e kaluar Dortmundin në epërsi prej 2-1 në minutën e 105. Por, vetëm tre minuta më vonë, i sapofuturi në lojë, Claudio Pizarro i barazoi shifrat në 2-2.

Archaf Hakimi i kaloi përsëri në epërsi vendasit duke shënuar shtatë minuta para fundit të shtesës.

Dhe kur mbase u mendua se Bremeni kishte marrë fund, Harnik e shokoi Signal Iduna Parkun duke e barazuar përsëri rezultatin, dhe duke ia siguruar penalltitë skuadrës së tij.

Bremeni tepër i fortë për Dortmundin në penallti.

Dortmundi i humbi dy penalltitë e para, Pavlenka i priti goditjet e Alcacerit dhe Philippit. Ndërkohë që Pizarro dhe Eggestein i shin të saktë për Bremenin.

Witsel dhe Weigl shënuan dy penalltitë e radhës për vendasit, por Klaassen dhe Kruse nuk gabuan për mysafirët dhe Bremeni siguroi kualifikimin në çerekfinale.

Artikuj të ndërlidhur

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Gjithashtu shikoni

Close
Close
Close

Bllokuesi i reklamave është aktiv!

Ju lutem konsideroni të na ndihmoni duke çaktivizuar bllokuesin e reklamave