Sport

El Clasico pa fitues

Real Madridi ka nxjerr rezultat pozitiv nga ndeshja e parë gjysmëfinale në Kupën e Mbretit në Camp Nou.

Barcelona, me Lionel Messin në stol shkaku i pasigurisë rreth goditjes së që mori në fundjavë ndaj Valencias, u ndal me barazim 1-1 nga Real Madridi në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Kupës së Mbretit në Camp Nou.

Tani gjithçka do të vendoset në ndeshjen e kthimit në Santiago Bernabeu më 27 shkurt, me madrilenët që e kanë përparësinë e golit të shënuar si mysafirë.

Reali e befasoi Barçën duke e nisur furishëm takimin – me Vinicius Junior që startoi për herë të parë në një El Clasico – kur Lucas Vasquez realizoi për 1-0 pas vetëm gjashtë minutave lojë.

Vizitorët ishin skuadër superiore në pjesën e parë, por dështuan t’i konkretizonin rastet e krijuara, veçanërisht me Vinicius.

E gjitha që Barcelona bëri në pjesën e parë ishte shtylla transversale që e goditi Ivan Rakitic.

Megjithatë, vendasit u përgjigjën shpejt në pjesën e dytë, me Malcom, i cili i barazoi shifrat në 1-1 me golin e tij të parë në një El Clasico.

Pas një ore lojë, Lionel Messi u fut në lojë nga stoli duke e zëvendësuar Philippe Coutinhon që bëri pak.

Me Messin në lojë, Barça ishte dukshëm më e rrezikshme por e pasuksesshme në shënimin e golit.

Tani, mbetet ndeshja e kthimit më 27 shkurt për ta vendosur finalistin e Kupës së Mbretit nga ky duel.

 

Artikuj të ndërlidhur

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Close
Close

Bllokuesi i reklamave është aktiv!

Ju lutem konsideroni të na ndihmoni duke çaktivizuar bllokuesin e reklamave