Sport

Është gjetur trupi i Salas, komfirmohet i vdekur

Lajmin e ka konfirmuar Policia e Dorset.

“Trupi i sjellur në portin Portland sot është identifikuar formalisht nga HM Coroner për Dorset se është i futbollistit, Emiliano Sala”, bën të ditur Policia e Dorset.

Piper Malibu, lloji i aeroplanit të fundosur në det, u zhduk mbrëmjen e 21 janarit, përderisa me të po udhëtonte Sala dhe piloti David Ibbotson.

Policia Guernsey i kishte ndalur kërkimet tri ditë më vonë, më 24 janar, pasi që nuk kishin gjetur asgjë gjatë kërkimeve.

Më vonë kishte filluar një kërkim privat, i cili u mbështet nga donacionet private.

DHAA kishte thënë se një trup kishte qenë i dukshëm në rrënojat e aeroplanit, i cili ishte në fund të detit afër ishullit Guernsey.

Pas disa përpjekjeve, trupi u nxjerr me sukses nga ato rrënoja dhe tashmë është konfirmuar se është i lojtarit që sapo ishte transferuar në Premierligë te Cardiff City, Emiliano Sala.

Me të marrë komfirmimin për trupin e pa jetë të gjetur të futbollistit Sala, ish ekipi i tij Nantes e tërheqë përgjithmonë fanellën me numrin 9.

Përmes një mesazhi në rrjetet sociale, skuadra e Nantes ka konfirmuar se do të tërheqë përgjithnjë fanellën me nr.9, që mbahej nga sulmuesi argjentinas, Emiliano Sala.

Artikuj të ndërlidhur

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Close
Close

Bllokuesi i reklamave është aktiv!

Ju lutem konsideroni të na ndihmoni duke çaktivizuar bllokuesin e reklamave