Sport

“Grand Slam” në Paris, Distria Krasniqi e nis për mrekulli

Distria Krasniqi është kualifikuar në rundin e tretë në Grand Slam të Parist

Xhudistja kosovare, Distria Krasniqi, e ka nisur siç është më së miri aventurën në Grand Slamin e xhudos në Paris.

Ajo e kaloi rrethin e parë pa luftë, kurse në rundin e dytë u përball me xhudisten portugeze, Joana Diogo, edhe kjo e fundit e kaloi rundin e parë pa luftë.

Krasniqi u tregua e fortë për portugezen në rrethin e dytë, duke triumfuar me Ippon, për t’u kualifikuar në rundin e tretë dhe për ta nisur me këmbë të mbarë në Paris, aty ku synon të rrëmbejë medalje të Artë.

Në rrethin e tretë, Krasniqi do të përballet me xhudisten nga brazili, Gabriela Chibana.

 

 

Artikuj të ndërlidhur

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Close
Close

Bllokuesi i reklamave është aktiv!

Ju lutem konsideroni të na ndihmoni duke çaktivizuar bllokuesin e reklamave