Sport

Hysaj tek Interi

Elseid Hysaj duket se po kalon muajt e tij të fundit si futbollist i Napolit.

Lojtari dhe agjenti i tij nuk i kanë pasur marrëdhëniet e mira në vitin e fundit me klubin napolitan.

Kjo për shkak se mbrojtësi shqiptar kërkoi transferimin te Chelsea në Angli, ndërsa këtë dëshirë klubi nuk ia aprovoi.

Në fakt Napoli ishte gati ta linte të lirë shkodranin, por kërkonte 50 milionë euro për këtë gjë.

Edhe në janar u përfol për një largim të mundshëm të Hysajt, por që në fund lojtari vendosi të qëndroj së paku deri në verë.

Ka qenë agjenti i lojtarit që së fundmi ka kontaktuar me Interin duke ia propozuar transferimin e Hysajt.

Te Interi i njohin mirë aftësitë e shqiptarit dhe janë gati ta marrin, por me një çmim të arsyeshëm.

Presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentis vazhdon të këmbëngul në 50 milionë euro për shqiptarin.

Inter është gati ta transferojë Hysajn si zëvendësues të kroatit Sime Vrsaljko që nuk do ta blejë përfundimisht shkaku i lëndimeve, por vetëm nëse Napoli bie në 30 milionë euro.

Artikuj të ndërlidhur

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Close
Close

Bllokuesi i reklamave është aktiv!

Ju lutem konsideroni të na ndihmoni duke çaktivizuar bllokuesin e reklamave