Sport

Real e fiton derbin e Madridit

Real Madridi triumfon në derbin e Madridit, ngrihet në pozitën e dytë në La Liga

Real Madridi është treguar shumë i fortë për Atletico Madridin, pasi që siguroi fitore me rezultat 3:1 si mysafir. Me këtë fitore,    “Los Blancos” ngrihen në pozitën e dytë në tabelën e La Ligës, ndërsa rivalët e tyre bien në pozitën e tretë.

 

Real Madridi e mbajti më shumë posedimin e topit në këtë ndeshje, duke i rezistuar presionit që e bënin lojtarët e Atleticos. Që të dy skuadrat i bënë nga 11 gjuajtje në drejtim të portës, mirëpo djemtë e Solarit u treguan më të saktë.

Fillimisht ishte Casemiro ai që e dërgoi në epërsi Real Madridin në epërsi, në minjutën e 16-të, para se Antoine Griezmann të barazonte gjithçka në minutën e 25-të.

Goli i Griezmannit rezultoi të mos jetë vendimtar, pasi që më vonë Real Madridi kaloi përsëri në epërsi përmes golave të Sergio Ramosit dhe Gareth Bale.

Situata u përkeqësua për skuadrën e Diego Simeones në minutën e 80-të, kur Thomas Partey u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë për shkak të një ndërhyrjeje dhe Atletico mbeti me dhjetë lojtarë në fushë.

 

Artikuj të ndërlidhur

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Close
Close

Bllokuesi i reklamave është aktiv!

Ju lutem konsideroni të na ndihmoni duke çaktivizuar bllokuesin e reklamave