Lajme
Tetëvjeçari sulmohet rëndë nga qentë endacakë
Një fëmijë tetëvjeçar nga Vushtrria është sulmuar ditën e shtunë nga qentë endacakë në rrugën “Kadri Dushi”

L.I. ka pësuar lëndime të rënda në fytyrë si pasojë e kafshimit të qenve.
Bëhet e ditur se fëmijët tjerë që ishin në shoqërinë e L.I., kanë arritur të ikin dhe të shpëtojnë pa lëndime.
Të afërm të fëmijës kanë dërguar disa fotografi për të treguar rrezikun që kanë nga qentë endacakë në qytetin e Vushtrrisë.