Sport

Kosova e 28-a në ranglistën evropiane në Hendboll (Femrat)

Përfaqësuesja e Kosovës në hendboll (femrat) është renditur në vendin e 28-të në ranglistën evropiane, duke lënë pas vetes 21 përfaqësuese të tjera të Evropës, ka njoftuar Federata e Hendbollit e Kosovës (FHK).

Kosova ka tubuar 44 pikë dhe e ndan pozitën e 28-të me Ishujt Faroe, ndërsa ka lënë prapa përfaqësuese të shteteve si Izraeli, Finlanda, Bullgaria, Greqia, Azerbajxhani e Gjeorgjia, përcjell Koha Ditore.

Ranglistës i prin Franca, e ndjekur nga Norvegjia, Holanda e Rusia. Rangimi i përfaqësueseve të femrave është publikuar nga Federata Evropiane e Hendbollit (EHF) në prag të kualifikimeve për “Euro 2020”, që do të zhvillohet në Danimarkë e Norvegji.

Njëherësh, kjo ranglistë do të merret parasysh gjatë hedhjes së shortit për kualifikime, përkatësisht për ndarje të përfaqësueseve nëpër vazo.

 

Artikuj të ndërlidhur

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Close
Close

Bllokuesi i reklamave është aktiv!

Ju lutem konsideroni të na ndihmoni duke çaktivizuar bllokuesin e reklamave