Sport

Messi me ndihma të mëdha për fëmijët me kancer

Ylli argjentinas i Barcelonës, Lionel Messi, po vazhdon ta shfaqë përkushtimin e tij në luftën kundër kancerit të fëmijëve, përmes shoqatës së tij bamirëse.

Investimet e bëra nga Shoqata Messi e kanë krijuar një lidhje mes spitalit Garrahan në Buenos Aires dhe spitalit Sant Joan de Deu në Barcelonës.

Messi dhe shoqata e tij ofrojnë grante dhe subvencione, të cilat e arrijnë shifrën prej 100 milionë eurove në vit.

“Kjo shoqatë është e përkushtuar në këtë linjë të re, e cila e definon spitalin. Bashkëpunimi me shoqatën e Messit na përforcon dhe na lejon që të japim më shumë grante dhe të shtojmë specialistë të aftë në projektet tona”, ka thënë Silvia Kassab, drejtore ekzekutive në spitalin Garrahan.

“Ky projekt është vazhdim i një bashkëpunimi që kishte filluar para më shumë se pesë vjetëve. Kjo gjë na lejon që ta kemi këtë mbështetje vendimtare për t’i trajtuar në cilësinë më të lartë fëmijët që vuajnë nga kanceri”, është shprehur Guillermo Chantada, koordinator i mjekësisë në Garrahan.

Babai i pesë-herë fituesit të Topit të Artë, Jorge Messi, është drejtues i shoqatës së birit të tij. Jorge e ka theksuar edhe një herë rëndësinë e këtij projekti.

“Jemi të lumtur që kemi mundësi t’u ndihmojmë të gjithëve të Garrahan në një projekt kaq të rëndësishëm. E dimë se çfarë do të thotë kjo për djemtë dhe vajzat e këtij vendi”, ka thënë Jorge.

“Ne do ta vazhdojmë punën tonë këtu dhe do të bashkëpunojmë me hetimet, pasi që kjo ndikon që ta kemi një të ardhme më të shëndoshë”.

 

Artikuj të ndërlidhur

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Close
Close

Bllokuesi i reklamave është aktiv!

Ju lutem konsideroni të na ndihmoni duke çaktivizuar bllokuesin e reklamave