Sport

Real Madridi mund ta përballojë transferimin e Neymarit dhe Hazardit

Neymar dhe Eden Hazard, janë dy objektivat e mëdha të Real Madridit në afatin kalimtar të verës.

Los Blancos kanë mbajtur të ulëta investimet në skuadër kohëve të fundit, por kjo mund të ndryshojë së shpejti.

Mediat franceze raportojnë se presidenti i Mbretërve, Florentino Perez, mund ta hap kuletën në afatin e ardhshëm kalimtar dhe të bëjë investime.

Mbretërit kanë qenë të lidhur me yllin e PSG-së, Neymar dhe atë të Chelseat, Hazard, dhe dyshja ka  shumë të ngjarë t’iu bashkohet në verë.

Sipas mediumit Le10Sport, drejtuesit e Real Madridit besojnë se ata mund të përballojnë pothuajse transferimin e të dyve në Santiago Bernabeu.

Kjo thuhet se vjen për shkak të mungesës së investimeve të mëdha në tregjet e fundit të transferimeve dhe Madridi nuk përjashton mundësinë e nënshkrimit të të dy lojtarëve.

Hazard e ka bërë disa herë të qartë se do të preferonte të luante me klubin spanjoll, ndërsa Neymar mbetet objektiv i kamotshëm i Perezit.

Në rast transferimi, Reali do të largonte lojtarë si Isco Alarcon, Gareth Bale dhe ndoshta edhe Marco Asensio për t’ju bërë vend Hazardit dhe Neymarit.

Artikuj të ndërlidhur

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Close
Close

Bllokuesi i reklamave është aktiv!

Ju lutem konsideroni të na ndihmoni duke çaktivizuar bllokuesin e reklamave