Lajme

Serbia pagoi 700 milionë euro borxh të Kosovës tha Daçiq

Ministri i jashtëm serb, Ivica Daçiq ka thënë se gjatë njëzet viteve të fundit, Serbia ka paguar rreth 700 milionë euro borxh të Kosovës dhe do të vazhdojë ta bëjë këtë.

“Kur borxhi duhet të paguhet, atëherë ata janë pjesë e Serbisë. Kur ka prona për t’u grabitur atëherë ata janë një shtet i pavarur”, ka deklaruar kryediplomati serb.

Ai shtoi se kanë mbetur edhe 200 milionë euro në borxh dhe kredi dhe se Serbia do të vazhdojë të paguajë këto para.

“Ata po presin që ne të paguajmë këtë, që atëherë të thonë” duke filluar nga nesër, Trepça (kompleksi i minierave në pjesën veriore, pjesa më e madhe serbe e Kosovës) është e jona. “Ata thonë se ata janë një shtet i pavarur – por nuk duan të paguajnë borxhin e tyre “, shtoi Daçiq.

 

Artikuj të ndërlidhur

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Close
Close

Bllokuesi i reklamave është aktiv!

Ju lutem konsideroni të na ndihmoni duke çaktivizuar bllokuesin e reklamave