Sport
Golashënuesit më të mirë në Ligën e Kampionëve
Ndeshjet e xhiros së parë në kuadër të 1/8 të finales së Ligës së Kampionëve përfunduan dje dhe tani tifozët e futbollit do të duhet t’i presin ndeshjet kthyese, kur do të vendosen klubet që kalojnë në çerekfinale.

Sulmuesi i Bayern Munichut, Robert Lewandowski e kryeson garën për golashënuesin më të mirë deri më tani, me tetë gola të shënuara, ndërsa pas tij vjen Lionel Messi i Barcelonës, me gjashtë gola.
Deri më tani, Ronaldo e ka pasur të vështirë të tregohet i saktë para portës së kundërshtarëve në këtë garë dhe për këtë arsye ai nuk është në mesin e 32 golashënuesve më të mirë deri më tani.
Lista e golashënuesve më të mirë në Ligën e Kampionëve, deri më tani:



