Sport
Kjo është marrëveshja e arritur mes Cardiff dhe Nantes për lojtarin SALA

Skuadra e Premierligës është dashur t’i paguante më 20 shkurt këstin e parë prej 15 milionë eurove Nantes për transferimin e Emiliano Sala, por shkaku i aksidentimit dhe vdekjes së sulmuesit, do të ketë vonesa në pagesa.
Emiliano Sala, në afatin kalimtar të janarit do të transferohej në Premierligë te skuadra e Cardiffit nga Nantes, po ky transferim nuk u realizua shkaku i një aksidentimit të aeroplanit me të cilin po udhëtonte argjentinasi.
Skuadra e Cardiff, ka refuzuar fillimisht t’i paguante shumën e caktuar Nantes, duke kërkuar zbardhjen e rastit që çoi në aksidentimin e Sala.
Në anën tjetër, pala franceze ka kërcënuar me veprime ligjore nëse Cardiff refuzon të bëjë pagesën.
Por, dy skuadrat kanë arritur marrëveshje, për shtyrjen e pagesës së parë e paraparë të ndodhte më 20 shkurt.