Sport

Gjendet fajtori i lendimeve të shumta në takimin ndermjet Man Utd dhe Liverpool

Ole Gunnar Solskjaer u detyrua t’i kryejë të gjithë tri zëvendësimet në pjesë të parë, deri Jurgen Kloppi u desh ta zëvendësojë Roberto Firminon me Daniel Sturridge, pasi braziliani ndrydhi nyjën e këmbës.

Për të dy skuadra, 45 minutat e para ishin ankth.

Për herë të parë që prej vitit 2009 ndodhen katër zëvendësime në pjesën e parë të një ndeshje, dhe shumë persona e fajësuan terrenin e rrëshqitshëm në Old Trafford për këtë.

Mbase ka të bëjë me faktin se 48 orë para fillimit të ndeshjes, stafi për mirëmbajtjen e fushës në Old Trafford e spërkati fushën me hudhër për ta zbutur terrenin.

Besohet se hudhra i largon parazitët dhe nuk i lejon ta dëmtojnë barin.

Por, shumë tifozë e fajësuan hudhrën për numrin e madh të lëndimeve në këtë ndeshje.

 

Artikuj të ndërlidhur

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Close
Close

Bllokuesi i reklamave është aktiv!

Ju lutem konsideroni të na ndihmoni duke çaktivizuar bllokuesin e reklamave